Marco Verratti rikthehet në Serie A.
Marco Verratti është ofruar te Juventusi dhe disa klube të tjera të Serie A-së përmes ndërmjetësve, ndërsa mesfushori italian kërkon të rikthehet në futbollin italian pas aventurës së tij jashtë vendit.
Ish-lojtari i Paris Saint-Germain, aktualisht pjesë e Al-Arabit në Katar, raportohet se është i gatshëm të ulë pagën e tij për të lehtësuar një transferim të mundshëm në Itali.
Sipas raportimeve, Juventusi nuk e ka përjashtuar mundësinë e afrimit të tij, por po vlerëson me kujdes aspektet financiare të marrëveshjes.
Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli dhe stafi drejtues janë të vetëdijshëm për buxhetin e kufizuar të klubit dhe duan të analizojnë gjendjen fizike të Verrattit përpara se të ndërmarrin hapa konkretë.
Një rikthim në Serie A do të shënonte kthimin e Verrattit në futbollin elitar evropian pas më shumë se një dekade, por çdo lëvizje do të varet nga garancitë për formën e tij fizike dhe mundësitë ekonomike të klubeve të interesuara./



