Bomba e merkatos së janarit, Alessandro Bastoni largohet nga Interi.
Alessandro Bastoni është një nga mbrojtësit më të mirë në Itali dhe jo vetëm.
Mbrojtësi zikaltër ka disa karakteristika të veçanta që shumë pak mbrojtës në Europë i kanë, si shpejtësia, teknika dhe topat e gjatë vizionarë të cilat ai kamundur t’i shfaqë gjithmonë me asistimet e tij perfekte, plot 6 këtë sezon.
Gjithsesi, kjo performancë e mirë e tij ka bërë që gjigantët europian të shfaqin një interes të lartë për shërbimet e kartonit të tij.
Kontrata e Bastonit me Interin skadon në vitin 2028 dhe Liverpooli ka vendosur që ta transferojë italianin në merkaton e janarit.
Portali i njohur spanjoll Fichajes.net, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Reds janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për kartonin e Bastonit.
Pozicioni i Inter-it është gjithmonë i njëjti: të gjithë yjet e ekipit do të shiten vetëm para ofertave të mëdha. Kështu do të jetë edhe për Bastonin.



