Bomba e merkatos së janarit, Mauro Icardi transferohet te gjiganti italian

Mauro Icardi rikthehet në Serie A.

Emri i Mauro Icardit qarkullon prej muajsh në ambientet e klubeve italiane.

Me transferimin e Osimhen, argjentinasi ka rënë në plan të dytë te Galatasaray dhe në janar do të largohet nga Stambolli.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Milan synon transferimin e Mauro Icardit.

Sulmi i Rosonerëve po shfaq probleme të shumta këtë sezon me Gimenez dhe Nkunku që nuk po përmbushin pritshmëritë.

Sulmuesit argjentinas i skadon kontrata me Galatasaray në fund të sezonit dhe Rosonerët mund ta transferojnë në janar për një shifër modeste.

Icardi ka realizuar 121 gola në Serie A, gjatë kohës së tij te Sampdoria dhe Inter.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here