Bomba e janarit: Spalletti transferon te Juve yllin e Kombëtares

Ylli i kombëtares transferohet te Juventusi.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.

Ardian Ismajli është në qendër të vëmendjes në kampionatin italian. Qendërmbrojtësi i Kombëtares u bashkua në merkaton e verës me Torinon, duke lënë Empolin që ra në Serinë B.

Në verë, interesi për shërbimet e Ismajlit ishte i lartë, teksa mbrojtësi ishte edhe në radarët e Napolit e Lacios.

ndërkohë, në mediat italiane ka dalë një lajm i bujshëm. Juventusi ka kërkuar Ismajlin në merkaton e dimrit të shkuar, aty ku Xhuntoli e donte me çdo kusht në skuadrën bardhezi por klubi i Empolit nuk lejoi transferimin.

Mbrojtësi brazilian i Juiventusit, Bremer dëmtohej asokohe dhe Ismajli shihej si ideali për ta zëvendësuar por transferimi dështoi në momentet e fundit, ndërkohë që në verë u transferua te Torino, skuadra tjetër e qytetit duke krijuar një derbi me Juventusin. Por, interesi duket se nuk ka përfunduar.

Mediat italiane raportojnë se Juventusi ka ende interes për mbrojtësin e Shqipërisë dhe pritet që të studiojë edhe mundësinë e transferimit në merkaton e janarit.

Spaleti që u emërua trajner i Juventusit, ka kërkuar përforcime në çdo repart, sidomos në mbrojtje pasi bardhezinjtë po pësojnë shumë gola.

Me fanellën e Torinos, Ismajli ka qenë ndër më të dalluarit në fushë në ndeshjet e zhvilluara pavarësisht se vuajti edhe një dëmtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here