Rosonerët kanë gati goditjen e madhe për merkaton e janarit.
Milan raportohet se ka zhvilluar një takim me agjentin e Robert Lewandowski, Pini Zahavi, për të eksploruar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Barcelonës në janar.
‘Rossonerët’ po prioritizojnë huazimin ose blerjen e një sulmuesi në afatin dimëror për të zgjidhur probleme me realizimin dhe për të forcuar sulmin, çfarë do të jetë thelbësore për betejën e tyre për titullin në Serie A këtë sezon.
Lewandowski është gjithashtu në një të ardhme të paqartë te Barcelona, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit.



