Çfarë tradhëtie: Ylli i Milanit transferohet te Juve

Lajm bombastik, ylli i Milanit bëhet Biankoner.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në merkato.

Leonardo Bonucci bëri bujë të madhe në verën e vitit 2017 kur vendosi që nga Juve të kaloj në rradhët e Milanit.

Portali i njohur spanjoll pët transferime Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se një tjetër lojtar mund ta bëjë një gjë të tillë por në anën e kundërt.

Sipas Fichajes, Juventus synon transferimin e Mike Maignan nga Milani me parametra zero dhe se Biankonerët kanë kontaktuar përfaqësuesit e portierit francez.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë të vendosur për transferimin e Maignan nga Milani dhe po punojnë tashmë në këtë drejtim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here