Bomba e janarit: Marcelo Brozovic transferohet te rivalët e Interit

Lajm bombastik, Marcelo Brozovic rikthehet në Serie A.

Juventusi po e shikon me seriozitet mundësinë për ta transferuar Marcelo Brozovicin nga Al Nassr në afatin e janarit, me qëllim që t’i japë më shumë qartësi dhe cilësi repartit të mesfushës.

Skuadra e Luciano Spallettit po vuan nga mungesa e vazhdimësisë dhe mbi të gjitha nga mungesa e një organizatori të thellë, i cili e mban topin nën kontroll dhe e dikton ritmin e lojës në fazën e ndërtimit. Pikërisht për këtë profil, Brozovic shihet si kandidati ideal.

Ish ylli i Interit, i cili ka kontratë me klubin saudit deri në fund të sezonit, mund të jetë edhe një zgjidhje me kosto të ulët.

Kroati 32-vjeçar e ka konsoliduar statusin si një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës në Evropë gjatë kohës së tij në Serie A, ndërsa për vite me radhë ka qenë pjesë kyçe e mesfushës së Kroacisë dhe ringritjes së saj në arenën ndërkombëtare.

Përveç Brozovicit, Biankonerët po synojnë të vazhdojnë t’u japin hapësirë talenteve të rinj si Fabio Miretti dhe Vasilije Adzic, duke kërkuar ekuilibrin mes përvojës dhe energjisë së re në skuadër.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Al Nassr do ta lejojë kroatin të rikthehet në Itali shkaku që këtë edicion shihen si favoriti i padiskutueshëm për titullin kampion, me lojtarin që ka rol kyç në formacionin bazë./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here