Fisnik Asllani transferohet në Serie A.
Kosova regjistroi mbrëmë një fitore historike 2-0 ndaj Sllovenisë në eliminatoret për Kupën e Botës 2026, me Fisnik Asllanin që shkëlqeu me golin e tij spektakolar që hapi rrugën drejt triumfit.
Asllani po shkëlqen me paraqitjet e tij këtë sezon edhe te Hoffenheim ku ka realizuar 6 gola dhe 3 asistime në 12 paraqitje.
Falë paraqitjeve mbreslënëse, Asllani ka përfunduar në orbitën e gjigantëve europian si Barcelona dhe Bayerni.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se në garë për Asllanin është përfshirë edhe Roma.
Giallorosët janë në kërkim të një sulmuesi dhe e kanë identifikuar Asllanin si përforcimin ideal.
Asllani ka kontratë me Hoffenheim deri në vitin 2029 dhe për të siguruar shërbimet e tij, Roma do të duhet të paguaj rreth 30 milionë euro.



