Nuk mbaron me Akanji, Inter transferon në janar yllin e Cityt

Inter ka gati goditjen e rradhës nga Manchester City.

Klubet e mëdha të europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet në fushë, por edhe për merkaton e janarit.

Mes skuadrave më aktive është edhe Interi me zikaltrit që kanë piketuar një super përforcim për afatin dimëror.

Interi ka vënë në shënjestër Nathan Ake si përforcimin kryesor të repartit defanziv në merkaton e janarit.

Mbrojtësi holandez ka rënë në plan të dytë në skuadrën e Pep Guardiolës këtë sezon dhe një largim nga Manchester City po duket gjithnjë e më realist.

Zikaltërit, të cilët në fund të afatit veror arritën të marrin Manuel Akanji në formë huazimi, po e shohin Ake si një mundësi ideale për të forcuar skuadrën në afatin dimëror dhe për të nisur rindërtimin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.

Stefan de Vrij dhe Francesco Acerbi pritet të largohen, duke e bërë këtë operacion edhe më të rëndësishëm.

City ka vendosur një çmim prej 35 milionë euro për 30-vjeçarin, ndërkohë që interesim ka edhe nga disa klube të Premier League.

Megjithatë, Interi duket më i vendosuri për të mbyllur marrëveshjen në janar në formë huazimi me opsion blerjeje.

Pavarësisht problemeve me lëndimet sezonin e kaluar, kontributi i Ake në dominimin e City-t — katër tituj radhazi në Premier League dhe Champions League në sezonin 2022/23 — mbetet i pamohueshëm.

Për Interin, një profil me eksperiencë, stabilitet dhe fleksibilitet taktik si Ake është investim i pastër.

Tashmë mbetet të shihet nëse zikaltrit do të arrijnë të bindin City-n dhe vetë lojtarin për një kalim të bujshëm në Meazza gjatë janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here