Serhou Guirassy transferohet në Serie A.
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Serhou Guirassy është njëri nga lojtarët më të përfolur, falë paraqitjeve mbreslënëse.
Guirassy këtë sezon ka realizuar 13 gola dhe 4 asistime në 24 ndeshje të luajtura, ndërsa në verë pritet të largohet nga Signal Iduna Park.
Kontrata aktuale i skadon në vitin 2028, por së fundmi është zbuluar se ai ka një klauzolë prej 50 milionë eurove.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Guirassy mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.
Sipas Calciomercato, Inter dhe Juventus do të duelojnë në merkaton e verës për shërbimet e Guirassy.
Zikaltrit e kanë identifikuar 29-vjeçarin si pasardhësin e Thuram, i cili pritet të largohet, ndërsa Juventus si pasardhësin e Vlahovic.



