Neymar po përgatitet për një rikthim të bujshëm në Europë.
Kontrata e brazilianit me Santos përfundon në 31 dhjetor të këtij viti, ndaj do të kthehet përkohësisht tek Al-Hilal.
Megjithatë, Neymar nuk ka të ardhme tek ekipi arab, ndaj duhet të gjejë një destinacion të ri.
Calciomercato, raporton se agjentët e Neymar kanë nisur bisedimet me dy klube të Serie A, për një transferim të mundshëm të brazilianit në janar drejt Italisë.
Bëhet fjalë për Juventusin dhe Napolin, të cilat po e shqyrtojnë seriozisht nënshkrimin e tij. Neymar po bën gjithçka ç’të jetë e mundur për të rigjetur formën e dikurshme dhe për të qenë pjesë e Brazilit për Kupën e Botës.



