Goditje për Scudetto: Juventus transferon yllin e La Ligas për €40m

Juventus ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.

Skuadrat e mëdha europiane nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.

Mes skuadrave më aktive është edhe Juventusi me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për afatin dimëror.

Sipas mediave spanjolle, Biankonerët synojnë transferimin e mbrojtësit të Real Betis, Natan.

Natan po shkëlqen te Betisi dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve europian.

Zonja e Vjetër është e gatshme të ofrojë 40 milionë euro në merkaton e janarit për ti zgjidhur problemet në mbrojtje dhe Betis vështirë se do ta refuzojë një ofertë të tillë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here