Bomba e merkatos së janarit, Mohamed Salah rikthehet në Serie A.
Liverpuli është si një fuçi me barut që po bëhet gati të shpërthejë pasi Mohamed Salah “ndezi fitilin” me intervistën pas barazimit 3-3 ndaj Lids në kampionat.
Egjiptiani foli hapur duke thënë se po mundoheshin që t’ia vinin atij fajin për gjithçka dhe po e sakrifikonin, pasi nuk e donin më në klub.
Ndërkohë, ai nuk u kursye as ndaj Arne Slot, i cili është gjithnjë e më shumë nën morinë e kritikave pasi ekipi i tij ka humbur thuajse gjithçka nga ajo që kishte në sezonin e kaluar kur fitoi Premier Ligën.
Një situatë kaotike, ku nuk dihet se kush do të largohet më parë, egjiptiani apo trajneri holandez.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi.
Biankonerët synojnë transferimin e Salah në merkaton e janarit, operacion ky që do ti kushtonte Zonjës së Vjetër rreth 30 milionë euro.



