Arrihet marrëveshja: Milan siguron bomberin e ri për merkaton e janarit

Milan siguron përforcimin e rradhës për merkaton e janarit.

Tashmë dihet që Milan do të transferojë një sulmues gjatë merkatos së janarit, pasi Santiago Gimenez nuk bën pjesë në projektin e Max Allegri-t dhe meksikani do të largohet fiks pas një viti nga transferimi i bujshëm nga Feyenoord për 35 milionë euro.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milan ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e West Ham, Niclas Fullkrug.

Për disa javë është raportuar se Milani është i interesuar për Fullkrug, i cili shihet si profili i duhur për të shtuar peshë në repartin ofensiv.

Gjermani, sipas raportimeve, është i gatshëm të largohet nga Londra Lindore pas një periudhe të vështirë 18-mujore te West Ham.

Sipas Calciomercato, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka qenë në kontakt me agjentët e Fullkrug dhe nuk ka probleme sa i përket pagës.

Milani është i gatshëm të mbulojë 1.5 milionë euro, sa do të përfitonte Fulkrug nga janari deri në fund të sezonit 2025-26.

Fullkrug u ka kërkuar përfaqësuesve të tij të ndalojnë çdo ofertë tjetër, për të prioritetizuar kalimin te Milani.

Kuqezinjtë synojnë një huazim deri në fund të sezonit 2025-26, por ende nuk kanë arritur marrëveshje me West Ham për kushtet përfundimtare të transferimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here