Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e janarit.
Edhe pse merkato e janarit ende nuk ka filluar, Milan është mjaftë aktiv duke siguruar tashmë dy përforcime.
Rosonerët kanë arritur marrëveshje për afrimin e mbrojtësit kolumbian Juan Arizala dhe huazimin e Niklas Fullkrug nga West Ham.
Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Allegri ka kërkuar ende përforcime dhe emri i fundit në listën e Rosonerëve është mbrojtësi i Cityt, Nathan Ake.
Holandezi nuk bën pjesë në planet e Guardiolës dhe Milan synon të përfitojë nga kjo mundësi për ta huazuar atë në merkaton e janarit.
Rosonerët synojnë huazimin e Ake me opsion blerjeje pas përfundimit të sezonit, pasiqë kontrata e tij skadon në vitin 2027.


