David Alaba drejt transferimit në Serie A.
Qendërmbrojtësi i Realit, David Alaba do të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga Santiago Bernabeu pas përfundimit të sezonit.
Austriakut i skadon kontrata me Los Blancos në verë dhe do të largohet nga Madridi si futbollist i lirë.
Sipas Calciomercato, nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Juventusi me Biankonerët që synojnë afrimin e Alabas me kosto zero.
Biankonerët synojnë ta mbyllin marrëveshjen që në janar, kur 33-vjeçari do të ketë të drejtë të nis bisedimet me klubet e interesuara.



