Nathan Ake drejt transferimit në Serie A.
Qendërmbrojtësi holandez, Nathan Ake pritet të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar dimëror.
Ake e ka humbur pozitën e titullarit te City dhe Qytetarët janë të hapur për huazimin e tij.
Sipas Calciomercato, nga kjo mundësi kërkojnë të përfitojë gjigantët italian Inter dhe Juventus.
Edhe pse te City nuk është titullar, Ake te Holanda është titullar dhe mund të luajë si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i krahut të majtë.
Kontrata me Cityn i skadon në vitin 2027 dhe dy gjigantët italian synojnë huazimin e 30-vjeçarit me opsion blerjeje verën e ardhshme.



