Juventus i hakmerret Milanit për Vlahovic.
Dusan Vlahovic është njëri nga lojtarët më të përfolur në Serie A, pasiqë në verë do të largohet nga Juventusi si futbollist i lirë.
Sulmuesit serb i skadon kontrata me Biankonerët dhe ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te rivalët e Zonjës së Vjetër, Milani.
Juventus nuk do të qëndrojë duarkryq dhe verën e ardhshme Biankonerët synojnë tia rrëmbejnë Milanit Samuele Riccin.
Spalletti ia ka kërkuar drejtuesve të Juves afrimin e Riccit me çdo kusht. Allegri disa ditë më parë deklaroi se Ricci nuk do të largohet nga Milani, por Biankonerët synojnë ta bindin 24-vjeçarin që të transferohet në Torino.



