Ruben Neves drejt rikthimit në Europë.
Mesfushori portugez, Ruben Neves do të largohet nga Al-Hilal gjatë janarit, pasiqë kontrata i skadon në fund të sezonit dhe ka refuzuar rinovimin.
Drejtuesit e Al-Hilal do ta nxjerrin në shitje gjatë janarit, për të mos e humbur falas në verë dhe nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë dy gjigantët italian.
Sipas Calciomercato, Juventus dhe Inter synojnë afrimin e Ruben Neves në merkaton e janarit.
Biankonerët janë në kërkim të një mesfushori dhe e kanë piketuar Neves si alternativën e Frattesit.
Inter nga ana tjetër e ka identifikuar Nevesin si pasardhësin e Frattesit, në rast se ky i fundit transferohet te Juventusi.



