Nkunku nuk bind, Milan transferon bomberin e ri me klauzolë prej €80m

Pasi siguroi Niclas Fullkrug deri në fund të sezonit, Milan nuk do të ndalet me kaq pasi ka dhe objektiva të tjerë në sulm.

Pavarësisht se shënoi dy golat e parë me fanellën e Milanit në sfidën e fundit ndaj Veronës, Christopher Nkunku nuk ka bindur te kuqezinjtë dhe francezi mund të largohet që në merkaton e janarit.

Në rast largimi të Nkunku, Milan ka një objektiv madhor për sulmin. Është ylli i ri i Brazilit, Rayan, 19-vjeçari i Vasco de Gama, i cili ka një klauzolë të frikshme prej 80 milionë eurosh.

Në sezonin e fundit, Rayan shënoi 20 gola me klubin brazilian dhe konsiderohet tashmë si “Neymari i ri”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here