Kristjan Asllani largohet nga Torino, por mbetet në Serie A.
Kristjan Asllani do të largohet nga Torino, kjo duket e vetmja gjë e sigurt për momentin.
“Demat” janë të pakënaqur nga rendimenti i tij këtë periudhë, për këtë arsye do të futen në merkato për të gjetur një mesfushor të ri.
Pavarësisht këtij fakti, për të ndërprerë huazimin duhet një akord nga të dy klubet, Inter dhe Torino.
Që nga momenti kur drejtuesit e klubit shprehën dëshirën për të ndërprerë bashkëpunimin, emri i Asllanin po qarkullon thuajse në çdo skuadër të Serie A.
Sipas Calciomercato, Inter do ta shkëmbejë Asllanin me mbrojtësin e Fiorentinës, Dodo.
Zikaltërit e kanë identifikuar brazilianin si pasardhësin e Dumfries dhe janë të gatshëm tia ofrojnë Fiorentinës kartonin e Asllanit.
Kontrata e Dodos skadon në vitin 2027 dhe Fiorentina është e hapur për këtë shkëmbim.



