Shkëmbim spektakolar: Frattesi në Angli, ndërsa sulmuesi 45 milionësh te Interi

Davide Frattesi largohet nga Interi falë një shkëmbimi spektakolar.

Mesfushori italian Davide Frattesi, është njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë kësaj merkatoje, pasiqë është i lidhur me një largim nga Interi.

Interesim për Frattesin kanë shfaqur Juventusi, Roma si dhe skuadra jashtë Italisë, Galatasaray dhe Fenerbahce.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Frattesi mund të transferohet në Premier League falë një shkëmbimi spektakolar.

Sipas Fabrizio Romanos, Inter dhe Nottingham Forest kanë nisur bisedimet për një shkëmbim mes Frattesit dhe sulmuesit zviceran Dan Doye.

Doye u transferua te Nottingham në verë për 45 milionë euro, por nuk ka arritur të ambientohet në Angli.

Skuadra angleze është e gatshme ta sakrifikojë zviceranin për Frattesin, ndërsa zikaltërit e shohin Doye si përforcimin ideal për krahun e djathtë pas lëndimit të Dumfries/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here