Oaktree hap thesin, Inter ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.
E përditshmja italiane, Tuttosport, raporton se Inter po monitoron nga afër disa prej talenteve më premtuese të Real Madrid, si pjesë e planit afatgjatë për përforcimin e skuadrës.
Në listën e zikaltrëve janë Arda Güler, Franco Mastantuono dhe Nico Paz. Strategjia e klubit mbetet e qartë: investim në profile të rinj me potencial të lartë zhvillimi, që mund të japin impakt sportiv dhe vlerë afatgjate.
Oaktree ka dhënë dritën jeshile dhe zikaltërit janë të gatshëm të bëjnë një investim përtej 50 milionë eurove në verë.



