Surpriza e merkatos: Gimenez transferohet te rivalët e Milanit

Santiago Gimenez largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.

Sulmuesi i Milanit, Santiago Gimenez është në qendër të kritikave pas formës së dobët që ka shfaqur me Rosonerët.

Milan shpenzoi 30 milionë euro vitin e shkuar për kartonin e Gimenez, ndërsa këtë sezon meksikani ka realizuar vetëm 1 gol dhe 2 asistime me Rosonerët.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Gimenez mund të largohet nga San Siro gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas Calciomercato, Gimenez ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit, pas dështimit për të afruar njërin prej dyshes Mateta, En Nesyri.

Biankonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe kanë kthyer vëmendjen kah Gimenez.

Juventus synon huazimin e Gimenez deri në fund të sezonit dhe mbetet ta shohim nëse te Milani janë të hapur për këtë operacion.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here