Merkatoja, goditje e trefishtë nga Maldini!

Milan po shikon nëpër shumë skuadra në këtë fazë të merkatos në mënyrë që të jetë në gjendje të bëjë ndërhyrjet e duhura në merkato dhe Paolo Maldini i ka vënë si objektivë tre emra.

Lista është shumë më e pasur por tashmë Milan po shikon vetëm ato mundësi që ka realisht më shumë mundësi për ti transferuar dhe pritet nga një transferim për secilin repart të fushës.

Mohamed Simakan është emri që po përflitet për mbrojtjen e Stefano Piolit ndërkohë që deri më tani ishte përmendur edhe emri i Fikayo Tomorit të Chelseas.

Për mesfushë është bërë gati transferimi i Soualhu Meite i cili pritet që të rrisë opsionet e kuqezinjëve në repartin kryesor të skuadrës.

Ndërsa në sulm me shumë mundësi do të transferohet sulmuesi kroat, Mario Mandzukic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here