Te Juventusi fituan tre trofe, Allegri transferon yllin e Biankonerëve te Milani

Nuk mbaron me Rabiot, Allegri transferon një tjetër ish-lojtar te Milani.

Massimiliano Allegri i ka kërkuar drejtuesve të Milanit një tjetër përforcim të ngjashëm me Rabiot.

Pas suksesit me Rabiot, Allegri dëshiron të ribashkohet me një tjetër futbollist me të cilin ka bashkëpunuar te Juventusi.

Bëhet fjalë për Weston McKennie, një profil me fleksibilitet taktik, disiplinë dhe përvojë në nivele të larta.

Mesfushori amerikan po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 6 gola dhe 4 asistime në 32 ndeshje.

Kontrata e McKennie skadon në fund të sezonit dhe Allegri ia ka kërkuar Tares afrimin e tij me parametra zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here