Tare po punon për merkaton e verës, Milan transferon dy yje për €60m

Milan ka gati dy përforcimet e para për merkaton e verës.

Igli Tare nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Calciomercato, raporton se Milan ka gati dy goditjet e para për merkaton e verës, operacion ky që do ti kushtojë Rosonerëve 60 milionë euro.

Përforcimi i parë për merkaton e verës do të jetë qendërmbrojtësi i Lazios, Mario Gila. Për kartonin e spanjollit Milan do të shpenzojë 20 milionë euro.

Përforcimi i dytë do të jetë Moise Kean, i cili ka një klauzolë prej 62 milionë eurove që është e vlefshme deri në mesin e qershorit.

Pas skadimit të klauzolës, Milan beson se mund ta transferojë Kean për një shifër prej rreth 40 milionë eurove.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here