Inter ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.
Marotta nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Calciomercato, raporton se Inter ka gati goditjen e parë big për merkaton e verës, operacion ky që do ti kushtojë zikaltërve 50 milionë euro.
Te Interi do të ketë një revolucion në repartin e mesfushës, pasiqë Calhanoglu, Frattesi dhe Mkhitaryan pritet të largohen nga skuadra.
Objektivi kryesorë i zikaltërve për merkaton e verës është mesfushori i Romës, Manu Kone.
Oaktree ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Kone dhe janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë euro për kartonin e francezit.



