Lajm i bujshëm nga Italia, Simone Inzaghi rikthehet në Serie A.
Ish-trajneri i Interit, Simone Inzaghi bëri bujë të madhe verën e shkuar duke marrë drejtimin e Al-Hilal.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inzaghi mund të rikthehet në Serie A, pasiqë gjiganti italian është duke e ndjekur trajnerin 49-vjeçar.
Napoli është skuadra që mund të vihet së shpejti në lëvizje për ta rikthyer Inzaghin në Itali, pasiqë Napoletanët pritet ti ndajnë rrugët me Conten në verë.
De Laurentiis e ka identifikuar Inzaghin si pasardhësin ideal të Contes dhe së shpejti do të nis kontaktet me përfaqësuesit e tij.



