Kartonin e Camardës dhe €35m, Milan transferon bomberin e ri

Milan ka gati ofertën për bomberin e ri.

Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë në merkaton e verës.

Objektivi kryesorë i Rosonerëve për merkaton e verës është transferimi i një bomberi të klasit botëror.

Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin e bomberit të Fiorentinës, Moise Kean.

Rosonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Fiorentinës 35 milionë euro dhe kartonin e Francesco Camadrës në këmbim të Kean.

Kean ka klauzolë prej 65 milionë eurove, por Fiorentina do ta lërë të largohet për një shifër më të ulët, pas krizës që po kalojnë këtë sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here