Milan e ka gjetur zgjidhjen për repartin e mbrojtjes te rivalët e tyre.
Milan u mposht mbrëmë nga Parma me rezultat minimal dhe Rosonerët janë 10 pikë larg Interit.
Rosonerët po përballen me probleme në repartin e mbrojtjes këtë sezon dhe Tare e ka gjetur zgjidhjen në Serie A.
Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin e mbrojtësit të Atalantës, Honest Ahanor, i cili po shkëlqen këtë sezon.
Mbrojtësi nigerian mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe nga krahu i majtë, ndërsa vlera e tij në treg është mbi 20 milionë euro.
Për të siguruar shërbimet e Ahanor, Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro.



