Edon Zhegrova drejt largimit nga Juventusi.
Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova bëri bujë gjatë verës së shkuar duke u transferuar nga Lille te Juventusi.
Pritshmëritë për Zhegrovën te Juve ishin të larta, por as Tudor dhe as Spalletti nuk i kanë dhënë mjaftueshëm minuta 26-vjeçarit.
Pas rastit të shpërdoruar ndaj Galatasaray, Zhegrova është në qendër të kritikave dhe drejtuesit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje në merkaton e verës.
Sipas Calciomercato, Everton synon transferimin e kosovarit në merkaton e verës. Skuadra angleze tentoi afrimin e Zhegrovës edhe gjatë merkatos së janarit.



