Eleminoi Interin, Hauge transferohet te gjiganti italian

Gati rikthimi në Serie A, Jens Petter Hauge transferohet te gjiganti italian.

Bodo/Glimt është surpriza më e madhe e Champions League këtë sezon, duke eleminuar Interin.

Njëri nga protagonistët kryesorë te Bodo është ish-lojtari i Milanit, Jens Petter Hauge i cili ka realizuar 6 gola dhe 1 asist në 10 paraqitje në këtë edicion të Champions League.

Falë paraqitjeve të shkëlqyeshme, Hauge ka përfunduar përsëri në orbitën e klubeve të mëdha dhe sipas raportimeve të fundit gjiganti italian synon rikthimin e norvegjezit në Serie A.

Portali i njohur spanjoll për transferime Fichajes, shkruan se Roma synon transferimin e Hauge në merkaton e verës.

Hauge ka kontratë me Bodo deri në vitin 2028 dhe për kartonin e tij Giallorosët do të duhet të paguajnë rreth 10 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here