Dumfries bën gati valixhet, Inter ka gjetur pasardhësin.
Denzel Dumfries po mendon largimin nga Interi. Në moshën 29-vjeçare, mbrojtësi i djathtë vijon aventurën e tij zikaltër, por në verën e ardhshme pritet kalimi në një kampionat tjetër.
Futbollisti holandez do një sfidë të re dhe nuk e fsheh interesin për një kalim në Premier League, ku beson se mund të paraqitet në nivelin më të lartë.
Inter pritet të arkëtojë 25 milionë euro nga shitja e Dumfries dhe zikaltërit kanë gjetur pasardhësin në Premier League.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Tottenham, Pedro Porro, kontrata e të cilit skadon në vitin 2028.
Për të siguruar shërbimet e spanjollit në verë, Interi do të paguaj 40 milionë euro.



