Bomba e merkatos së verës: Rodrygo transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik nga Spanja, Rodrygo transferohet në Serie A.

Sulmuesi i Realit, Rodrygo është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit në mediat sportive, pasiqë është i lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu.

Brazilianit i skadon kontrata me Los Blancos në vitin 2028, ndërsa Perez është i gatshëm ta lërë të lirë për 50 milionë euro.

Interesim për Rodrygon kanë shfaqur gjigantët anglez si Liverpool, Arsenal dhe Manchester City, por sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe Interi.

E përditshmja spanjolle El Nacional, raporton se Inter synon transferimin e Rodrygos në verë, në rast se Thuram largohet nga Meazza.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here