E bujshme: Newcastle transferon yllin e Interit për €70m

Newcastle përsëri për shopping në Milano.

Sandro Tonali bëri bujë të madhe në verën e vitit 2023, kur nga Milani u transferua te Newcastle për rreth 70 milionë euro.

Duket se historia do të përsëritet edhe verën e ardhshme, pasiqë klubi anglez synon t’ia rrëmbejë kësaj rradhe yllin rivalëve të Milanit.

Sipas raportimeve të fundit, Newcastle është e interesuar për transferimin e Nicolo Barellas nga Interi.

Eleminimi i hershëm nga Champions League ka sjellur pasoja në klub, pasiqë në verë zikaltërit do të duhet të sakrifikojnë një yll për të balancuar financat.

Newcastle synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe Magpies janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro për kartonin e Barellas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here