Inter ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.
Marotta nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Calciomercato, raporton se Inter ka gati goditjen e parë big për merkaton e verës, operacion ky që do ti kushtojë zikaltërve 70 milionë euro.
Te Interi do të ketë një revolucion në repartin e mesfushës, pasiqë Calhanoglu, Frattesi dhe Mkhitaryan pritet të largohen nga skuadra.
Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e Nico Paz, i cili po shkëlqen me Comon këtë sezon.
Zikaltërit janë të gatshëm ti ofrojnë Realit deri në 70 milionë euro për kartonin e argjentinasit.
Oferta do të ishte shumë e vështirë për t’u refuzuar. Për Real Madrid, kjo do të nënkuptonte një fitim të jashtëzakonshëm.
Për më tepër, lojtari do ta mirëpriste transferimin. Te Inter ai do të kishte menjëherë një rol kryesor, minuta të garantuara dhe mundësinë për të vazhduar të konkurrojë në një ligë ku tashmë ka treguar vlerat.
Pikëpyetja e madhe qëndron te qëllimet e vërteta të Real Madrid. Nga pikëpamja sportive, Nico Paz mund të sillte kreativitet dhe fantazi sulmuese në një skuadër që ka nevojë për lojtarë vendimtarë në fazën e fundit të aksionit.
Por konkurrenca në skuadër është shumë e fortë dhe minutat e tij në fushë nuk do të ishin të garantuara.
Klubi duhet të vendosë nëse do ta mbajë si projekt afatgjatë apo do t’i japë përparësi përfitimit financiar. Një ofertë afër €70 milionë mund ta shtyjë vendimin drejt një shitjeje të menjëhershme.



