Dhuratë për Allegrin pas fitores në derbi, Milan transferon bomberin 70 milionësh

Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.

Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë në merkaton e verës.

Objektivi kryesorë i Rosonerëve për merkaton e verës është transferimi i një bomberi të klasit botëror.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Milan synon transferimin e Mateo Retegui.

Retegui u transferua në verë nga Atalanta te AlShabab për 70 milionë euro dhe Rosonerët synojnë rikthimin e tij në Itali.

Për të siguruar shërbimet e tij Milan do të duhet të shpenzojë rreth 50 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here