Oferta tunduese ka arritur, Pio Esposito largohet nga Interi.
Sulmuesi i Interit, Pio Esposito është njëri nga lojtarët më të përfolur këtë sezon, falë paraqitjeve mbreslënëse me zikaltërit.
Bomberi 20-vjeçar ka realizuar 7 gola dhe 6 asistime me Interin këtë sezon dhe ka përfunduar në shënjestrën e disa gjigantëve anglez si Arsenal, Manchester United dhe Newcastle.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Manchester United ka gati ofertën tunduese për Interin.
Djajtë e Kuq janë të gatshëm tia ofrojnë zikaltërve kartonin e Joshua Zirkzee dhe 50 milionë euro në këmbim të Esposito.
Inter ka shfaqur më parë interesim për Zirkzee dhe mbetet ta shohim nëse zikaltërit do ta sakrifikojnë Espositon apo ndonjë yll tjetër për të balancuar financat pas eleminimit të hershëm nga Champions.



