Inter dhe Juventus kanë gati shkëmbimin e merkatos së verës.
Sulmuesi francezt, Marcus Thuram është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interi javët e fundit, pasiqë është i lidhur me një largim nga Meazza në verë.
Thuram po kalon një formë të dobët këtë duke realizuar vetëm një gol në 16 ndeshjet e fundit dhe zërat për largimin e tij sa vijnë e shtohen.
Corriere dello Sport, ka lëshuar një lajm bobmastik duke raportuar se Luciano Spalletti ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Thuram në Torino.
Spalletti është admirues i madh i Thuram dhe e sheh francezin si bomberin ideal për skuadrën e tij.
Sipas Corriere dello Sport, Biankonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Jonathan David dhe 40 milionë euro në këmbim të Thuram
Mbetet ta shohim nëse zikaltërit do ta pranojnë ofertën e Biankonerëve.



