Inter transferon pasardhësin e Bastonit për €50m

Zikaltërit e kanë gjetur pasardhësin e Bastonit.

Alessandro Bastoni, është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interit kohët e fundit, pasiqë është i lidhur me një largim nga Meazza pas përfundimit të sezonit.

Drejtuesit e Interit janë të hapur ta lënë të lirë Bastonin nëse në adresë të klubit arrin një ofertë prej 70-80 milionë eurove.

Interesimi për 26-vjeçarin është i madh me skuadra si Barcelona dhe Liverpool që pritet të duelojnë për të siguruar shërbimet e italianit.

Marotta e ka gjetur tashmë pasardhësin e Bastonit, në rast se ky i fundit largohet. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Arsenalit, Riccardo Calafiori.

Calafiori e ka rigjetur formën e duhur këtë sezon me Topçinjtë dhe zikaltërit e shohin atë si zëvendësuesin ideal.

Për të siguruar shërbimet e Calafiorit, Inter do të duhet të ofrojë rreth 50 milionë euro, për ta rikthyer 23-vjeçarin në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here