Oferta prej €80m ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani

Oferta prej 80 milionë eurove ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani.

E ardhmja e Rafael Leao te Milani është vënë seriozisht në pikëpyetje pas një serie paraqitjesh zhgënjyese këtë sezon.

Sulmuesi portugez, i konsideruar si një nga yjet kryesorë të skuadrës, nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë, sidomos pas ndryshimeve taktike nga trajneri Massimiliano Allegri, i cili e ka aktivizuar në një rol më pak të natyrshëm për të.

Situata u tensionua edhe më shumë në humbjen 1-0 ndaj Lazio, ku Leao pati një paraqitje të dobët dhe u zëvendësua në minutën e 67-të.

Reagimi i tij pas zëvendësimit, duke dalë nga fusha me ngadalësi dhe duke refuzuar të përshëndesë trajnerin – ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm.

Milani është i gatshëm të dëgjojë oferta për 26-vjeçarin në muajt e ardhshëm. Edhe pse klauzola e tij e lirimit është 170 milionë euro, një marrëveshje mund të arrihet për një shumë më të ulët përmes negociatave.

Portali i njohur spanjoll për transferime Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Arsenali është i gatshëm të ofrojë 80 milionë euro për kartonin e Leaos.

Rosonerët janë të hapur ta lënë të lirë për një shifër të tillë dhe Leao sipas të gjitha gjasave në verë do ti bashkohet Topçinjëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here