Interi i ka dhënë një përgjigje të keqe trajnerit Antonio Conte.
Drejtuesit e ekipit zikaltër kanë probleme financiare, pasi kanë 4 muaj pa paguar lojtarët dhe stafin teknik.
Ata nuk duan të shpenzojnë në merkaton e janarit dhe diçka të tillë ia kanë bërë të qartë dhe trajnerit. Conte nuk do të ketë mundësinë të bëjë ndonjë afrim në janar.
Interi mund të ndryshojë dhe emrin në mars, ndërsa ekipi po ecën shumë mirë. Zikaltrit fituan mbrëmjen e djeshme me Juventusin me rezultatin 2-0.