Lajm i keq për Piolin, Milan humbet yllin e saj për ndeshjen me Fiorentinën

Një ditë para përballjes me Fiorentinën, Stefano Pioli ka mbetur pa yllin e skuadrës.

Ismael Bennacer, çelësi i mesfushës së Rosonerëve do ta humbasë ndeshjen e nesërme pas një lëndimi.

Sky Italia, raporton se algjeriani nuk është stërvitur sot me skuadrën, pasiqë ka ndjerë dhimbje në kofshë dhe sipas të gjitha gjasave do ta humbasë sfidën e nesërme.

Bennacer është stërtvitur individualisht dhe bëhet fjalë për një lëndim të lehtë, ndërsa vendin e tij pritet ta zërë Sandro Tonali.

Duke i konsideruar paraqitjet e Bennacer këtë sezon, kjo është një humbje e madhe për Milanin, mirëpo Tonali është një zëvendësues ideal. Italiani ka nevojë për më tepër minuta dhe kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për të.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here