Paolo Maldini ka gati një surprizë të madhe për fansat e skuadrës së Milanit pasi në merkato është gati blerja e madhe që pritej të bëhej prej verës së kaluar.
Bëhet fjalë për mesfushorin e skuadrës së Marseille, Florian Thauvin i cili ka kohë që është në kërkim jo vetëm nga Milani por nga Napoli dhe Atalanta gjithashtu.
Gjatë verës ai padyshim që do të largohet nga kjo skuadër por Maldini është duke punuar që këtë transferim ta sigurojë gjatë këtij muaji për ti ndihmuar në garën për titull.
Marseille sapo zyrtarizoi blerjen e Arkadiusz Milik dhe shitja tashmë e Thauvin duket një punë e kryer pasi kriza ekonomike nuk lejon shumë këtë skuadër që të rrisë pagat në një nivel të lartë.