Everton janë në bisedime për të shitur sulmuesin anësor brazilian, Bernard tek skuadra e Romës, sipas raportimeve të Liverpool Echo.
The Toffees janë duke kërkuar që të ulin koston e pagës së ekipit të parë pasi vetëm Bernard aktualisht përfiton rreth 100,000 paundë në javë, shifër kjo e papërballueshme në këtë krizë financiare.
Përfaqësuesit e futbollistit brazilian raportohet se tashmë janë në Romë dhe se janë duke negociuar transferimin e tij dhe skuadra angleze ka mundësi që duhet të ulë ofertën prej 10 milionë eurosh që kërkon për shitjen e 28 vjeçarit.