Superliga europiane, ja skuadrat italiane që do marrin pjesë!

Një ide e re ka lindur në Europë dhe po bëhet gati që të realizohet në sezonin 2022-2023 ku një Superligë europiane me skuadrat më të mëdha europiane do të marrë formë.

AC Milan, Inter dhe Juventus janë skuadrat italiane që janë të gatshme të marrin pjesë në qoftë se një gjë e tillë do të jetë do të realizohet.

Një shumë prej 350 milionë eurosh do të shpërndahet për skuadrat pjesëmarrëse, shifër kjo shumë më e lartë sesa që ka ofruar deri më tani eventi i Champions League.

Struktura e këtij kompeticioni do të jetë kështu: Dy grupe me nga 10 ekipe ku 4 të parat të çdo grupi do të shkonin në Play off ndërkohë që 5 skuadra do të kenë të drejtë që të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here