Juventus nuk ka gabuar dhe ka përfituar nga “hapat e gabuar” të Milan-it dhe Inter-it për të ngushtuar diferencat në renditje.
Në javën e 19-të të Serisë A, skuadra e Pirlo-s ka mposhtur 2-0 Bologna-n dhe, në pritje të rikuperimit të ndeshjes me Napoli-n, është ngjitur në 36 pikë.
Në Stadium është zhvilluar një ndeshje e luftuar dhe e pasur me raste.
Një e djathtë e Arthur (15′) e devijuar nga Schouten ka zhbllokuar ndeshjen, më pas miqtë kanë provuar të reagojnë, por janë ndalur nga Szczesny.
McKennie (71′) ka mbyllur ndeshjen me një gol me kokë.