Kampionët e Francët janë të vendosur për të sjellë në Paris kapitenin e Los Blancos.
Mbrojtësit madrilen i është ofruar tashmë një kontratë 3 vjeçare nga skuadra e Paris Saint Germain, raporton kështu Onda Cero.
Kampionët francezë janë në gjendje që të paguajnë atë plot 15 milionë euro në vit, shumë kjo e papërballueshme edhe nga Real Madrid për shkak të krizës financiare.
Ramos është i lirë që të diskutojë me këdo për të ardhmen e tij pasi ka hyrë në 6 muajt e fundit të kontratës me madrilenët, të cilët i kanë ofruar një rinovim me afat 2 vjeçar.