Milani nuk do të gjobisë Ibrahimovic për sherrin me Lukakun!

Milan mesa duket ka marrë vendim për të mos e dënuar Zlatan Ibrahimovicin, ndërsa suedezi vazhdon akoma ta mbrojë veten në rrjete sociale.

Corriere della Serra raportoi se Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku janë duke pritur vendimin nga gjykatësi sportiv për sjelljet anti-sportive në derbin e dy ditëve më parë.

Lukaku e akuzoi suedezin që e kishte ofenduar në baza racore, fetare dhe familjare mirëpo të gjitha këto i hodhi poshtë Zlatan.

Në mbrojtje të tij ditën e sotme ka dalë edhe Paul Pogba i cili ka luajtur me të dytë sa ishin pjesë e Manchester United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here